Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë për Tiranën Belind Këlliçi ka nisur takimet me qytetarët mëngjesin e sotëm.
Ai ka hedhur një video në Facebook ku shfaqet i surprizuar nga një qytetar që kishte ardhur ta takojë, pasi e kishte parë në Facebook se Këlliçi kishte nisur takimet ne lagje me qytetarët.
Këlliçi shkruan se nuk ka kaseta e montazhe, një referencë për kundërshtarin e tij Veliaj, po takime të drejtpërdrejta me qytetarët.
Kandidati i koalicionit të opozitës thotë gjatë videos se nuk e njeh qytetarin që ka ardhur ta takojë
Pjesë nga biseda e Këlliçit me qytetarin
Qytetari: Po të ndiqja live, vetëm se ishe në lagje dhe erdha të takoj. Urime dhe mbarë o Zot.
Këlliçi: Po ku na pe? Na pe n ë Facebook?
Qytetari: Po, po të shikoja në Facebook tani.
Këlliçi: E sheh çfarë pune ka bërë Facebook? E ka parë live. ‘Isha rrugës’, thotë. E mora vesh që je në lagje, erdha me të taku.
Qytetari: Po, po.
Këlliçi: As njihemi, asnjë gjë.
Qytetari: Të uroj fitore.
Këlliçi: Sondazhi më i mirë, Lëre çfarë sheh në televizor. Sondazhi më i mirë është ky. Ndalojnë njerëzit punët e veta dhe vijnë na takojnë. Vëlla do fitojmë se s’bën. Respekte. Të falëënderoj shumë vëlla.