Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko në një takim me gra dhe vajza premtoi mbështetje për to.
Bejko theksoi se për nënat kryefamiljare dhe gratë e divorcuara do ketë mbështetje në strehim.
“Do ta kemi prioritet që nënat kryefamiljare, të cilat kanë gjithë peshën e familjes, nënat e fëmijëve jetim, apo të divorcuara do t’i kemi në fokusin tonë. Do t’i trajtojmë ato me dinjitet. Do ti japim kredi, 100% do ua rimbursojë bashkia kredinë për strehimin. Do të jenë në listën prioritare për të marrë apartament, banesën, që është absolutisht jetike. Ne do u marrim, firmave të ndërtimit bashkia edhe sot e ka me ligj që do u marrë 3%. Mirëpo bashkia e merr në para të gjithë, nuk e merr në objekt. Ne do ta marrim një pjesë në para, një pjesë në objekt. Do ta marrim në objekt me qëllim që çiftet e reja, gratë kryefamiljare, ata që s’kanë kushte për të siguruar minimumin jetik, do të strehohen në këtë shtëpi me kriteret që ka vendosur ligji. Ne duam që t’i strehojmë këto familje në këtë hyrje që ka në dispozicion bashkia”-deklaroi Bejko.