Kandidati i PD-së për Tiranën në zgjedhjett e 14 majit Roland Bejko ka thumbuar koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’ duke thënë se spoti i Metës për këshillin bashkiak i bën reklamë Veliajt.
Ai shkruan se spoti tregon rrugë të pastra e fusha futbolli duke theksuar se nuk ka asnjë garanci se pas zgjedhjeve Meta nuk do shkojë te Rama.
Sipas Bejkos, vota për Metën është votë për Veliajn.
“Shikoni pak spotin e Ilir Metës për Këshillin Bashkiak me vëmendje. Një reklamë e pastër per Erjon Veliajn. Shikojeni pa zë vetëm videon dhe do t’ju duket si promo e bashkisë Tiranë, me rrugë të pastra, e me fusha futbolli. Ne nuk kemi asnjë garanci që Ilir Meta pas zgjedhjeve nuk do të shkojë te Edi Rama. Në gazetën e tij në 2015 ishte ai që i thurrte lavde Veliajt! Shikojini si kanë ndarë leje ndërtimi bashkë. Vota për Ilir Metën është votë për Erjon Veliaj. MOS U GËNJENI’” – shkruan Bejko.