Vendosni fjalën kyçe....

Beteja për Shkodrën, Bardh Spahia: Oferta ime konkrete për shkodranët, rivali ka projektet tona në 3D


 

Kryebashkiaku në detyrë i Shkodrës dhe njëkohësisht kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia dha një intervistë për emisionin “Pa Censurë” në RTSH.

Gjatë përgjigjeve të tij për programin e vet dhe të kundërshtarit për betejën e Shkodrës, Spahia tha se janë vetëm në dukje të ngjashëm, por janë realitete krejt të ndryshme. Spahia vijoi se programi i tij është konkret, ndërsca ai i kandidatit Beci ka vetëm vizatime 3D.

 “Janë vetëm në dukje të ngjashëm, por janë realitete krejt të ndryshme. Programi ynë është konkret dhe i mbështetur në një buxhet trevjeçar, pra i zbatueshëm. Beci ka vetëm vizatime 3D, që nuk janë as risi. Edhe ato janë projekte të Bashkisë së Shkodrës, siç është projekti për Hyrjen e Shkodrës, që përfshin Portin dhe Parkun e Rekreacionit. Projekti u miratua nga të gjitha hallkat qeveritare, por u anullua për t’iu çuar një studioje të huaj arkitekture dhe tani paraqitet si risi, kur në fakt nuk është. Projekti është diskutuar me ne edhe në Bashkinë e Shkodrës gjatë vitit të kaluar.) u shpreh zoti Spahia në emisionin “Pa Censurë”.

Bardh Spahia tha se projekti i tij për Shkodrën me zhvillim të qendrueshëm ekonomik bazohet në tre kolona kryesore: Shkodra inovative, që orienton qytetin drejt Teknologjisë së Informacioni dhe Energjisë së Gjelbër; Përmirësimi i Shërbimeve dhe Shkodra Turistike.  Më tej ai tha se qeveria duhet të zgjidhë pa vonesa të tjera problemin e lidhjes së Shkodrës me Tiranën përmes zgjerimit të rrugës, si dhe të financojë zgjerimin e urës së Drinit në hyrje të Shkodrës për të çliruar trafikun nga ajo që ai e quan gangrenë, të lënë qëllimisht në degradim nga qeveria.

Spahia iu përgjigj dhe Ramës duke thënë se Shkodra më e pastër se Tirana, nga akuzat e këtij të fundit se Shkodra është qyteti më i papastër në vend dhe që pastrohet 1 herë në 3 ditë.

Nuk krahasohet pastrimi në Shkodër as me Tiranën, ku koshat e plehrave nuk pastrohen aq shpesh gjatë ditës.

Më tej përsa iu përket zgjedhjeve të 14 majit, Spahia beson se Edi Rama do të marrë pergjigjen e merituar nga qytetarët e Shkodrës për qendrimin e tij se nuk bashkëpunon me bashkitë ku votohet opozita.

Edi Rama ka treguar me fakte se nuk e ka problem t’u ofrojë qytetarëve njerëz thellësisht të inkriminuar dhe të korruptuar. Ky qëndrim nuk dëmton aspak, por zgjon edhe njëherë ndjenjën e revoltës tek qytetarët e Shkodrës”- tha zoti Spahia.

Spahia tha se kryeministri ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se e sheh të pamundur bashkëpunimin me kukullat e Berishës dhe Metës, që nuk që synojnë t’i shndërrojnë bashkitë në oaze të luftës politike. Ai nuk i jep të drejtë as tivalit të tij Benet Beci, që thotë se Shkodra ka mbetur peng i politikës.

“Nuk ka patur luftë nga ana e bashkisë me qeverinë. Nuk ka patur asnjë rast të vetëm kur Bashkia e Shkodrës të jetë bërë pengesë për një nismë për të financuar apo inevstuar. Përveç 42 projekteve të viteve të mëparshme, në 2022 janë dërguar 50 projekte të tjera prej meje per financim qeverisë qendrore dhe FSHZH dhe kemi marrë zero përgjigje. Shkrodra mund të quhet peng i papërgjegjshmërisë së kryeministrit Rama dhe i maxhorancës së tij, që ka zgjedhur të persekutojë Shkodrën dhe qytetarët e saj mbi baza politike.”- tha zoti Spahia për RTSH në emisionin “Pa Censurë”.