Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vorë, ku sipas policisë shtetasi me inicialet Q. B., 70 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sëpatë bashkëshorten e tij, 68 vjeçe.
Si pasojë 68-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.