Vendosni fjalën kyçe....

Nisma Thurje takim në Laprakë, paraqet propozimet për transportin publik, trafikun e uljen e kostos së jetesës


Nisma Thurje është takuar sot me banorë të Laprakës. Drejtuesi i saj Shabani shpjegoi propzimet e Nismës Thurje për trafikun, transportin urban e koston e lartë të jetesës në Tiranë. Ai tha sedo ketë një platformë të re për administrimine pallateve, duke u dhënë banorëve më shumë mundësi të verifikojnë ku shkojnë paratë e tyre.

“Të gjithë këto pallate kanë nga një administrator, i cili menaxhon kontributet e banorëve për administrimin e shkallës. Por sot ne nuk dimë se kush e zgjedh këtë administrator dhe se çfarë bëhet me paratë e shkallës sonë. Prandaj kjo platformë synon ta nisim demokracinë tek njësia bazë, tek shkalla, për ta çuar në nivel qyteti. Ne si banorë të Tiranës jo vetëm do kemi mundësi të informohemi për mënyrën se si menaxhohet buxheti i Tiranës, por ne duhet të kemi një zë edhe në lejet e ndërtimit që jepen në lagjen tone.” – tha Shabani.

Kandidati tjetër për Këshillin Bashkiak, Pano Soko, vërejti se bashkia e Veliajt mbledh më shumë taksa se sa shpenzimet që kryen, çka ka krijuar një sufiçit prej 8 miliardë lekësh, një pjesë e të cilave kanë mbetur pa shpenzuar. Sipas tij, ato do përdoren për programe sociale, mensa në shkollat publike e investim në fondin e strehimit për familjet e reja.

“Bashkia Tiranë, gjatë gjithë kësaj kohe, ka shpenzuar të gjitha lekët që i duheshin dhe i kanë mbetur 80 milionë euro plus. Ato duhet të përdoren për programe sociale, siç është ndërtimi i mensave nëpër shkollat publike, apo investimi në fondin e strehimit për familjet e reja.” – tha Soko.