Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj: Brenda 2024-s Tirana do ketë ujë të pijshëm 24 orë


Kryebashkiaku dhe kandidati i PS për Tiranën, Erion Veliaj, i ftuar në emisionin “5 Pyetjet”, deklaroi se brenda vitit 2024, Tirana do të ketë ujë të pijshëm 24 orë.

Veliaj tha se një gjë e tillë nuk është arritur deri më tani për shkak të problemeve që kanë hasur rrugës.

“Në fund të 2024, në përfundojmë unazë e presionit. Kur kuptohet se sa shumë punë është ëbrë, kërkohet mirëkuptim edhe për një vit kohë, është ndërtuar një pjesë e unazës”, tha Veliaj.

Ai komentoi edhe premtimin e kundërshtarit të tij Belind Këlliçit, për nën kalimin te sheshi Skëndërbej, duke thënë se parimisht nuk është kundër një projektit, por vet porjekti është kundër sheshit, çka le të kuptohet pamundësi nga ana praktike.

Nuk është se jam kundër, është kundër idesë së sheshit, nga ana praktike është e pamundur, duhet ta fillosh pendëncen përtej Lanës, duhet ta nisësh çarjen që te sheshi nënë Tereza, aksi nuk kalon nga Bashkia, por te Sheshi, Ne e kemi diskutuar. Kur s’ke ndërmend të fitosh mund të thuash ç’a të duash, janë 5 kate nën tokë dhe aksi i sheshit nuk është rrugica përballë Bashkisë, se po të jetë ajo do përplasesh me hotel Tiranën, do futesh poshtë kalit të Skënderbeut”, tha Veliaj.

Veliaj u ndal edhe te çështja e inceneratorëve, ku tha se çështja është në hetim dhe drejtësia do duhet të flasë.

Si komshi ne na vjen e njëjta faturë uji, kemi taksën e pastrimit 100 lekë në muaj, ndërkohë kosoja e mirëmbajtjes dhe në një pallat është 150 lekë. A është Tirana më e pastër? IlMeteo e prodhonte me të kuqe, ndërkohë tani jemi shumë mirë. I referohemi agjencisë Europiane të Hapësirës. Kjo është transparente. Çmimi nuk është rritur dhe Tirana është më e pastër. Sa i përket pjesës së inceneratorëve, këtu ka një hetim. Duhet ta zgjidhë prokurori dhe gjykata. Ai person të japë llogari. Bashkia e Tiranës thotë për të njëjtën shumë, Tirana është më e pastër”, tha Veliaj.