Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj: Kullat gjëja më e bukur që i ka ndodhur Tiranës, atë të qerpiçit e kishim


Kryebashkiaku i Tiranës Veliaj ka pohuar sot se kullat janë gjëja më e bukur që i ka ndodhur Tiranës duke shtuar se shtesat pa leje janë gjëja më e shëmtuar.

I ftuar në emisionin Review në Euronews.al ai tha se kullat e bëjnë Tiranën modern, ndryshe nga ajo e qerpiçit.

Veliaj theksoi gjithashtu se edhe te Kopshti Botanik do bëhet parking, njësoj si te Kopshti Zoologjik.

“Nëse do ketë interes nga privati për të bërë kulla pas teatrit është çështje e tyre. Kulla përballë kishës ortodokse do hapet punë ditësh, do jetë ambasada izraelite dhe misione të tjera diplomatike. Kjo e bën Tiranën moderne, Tiranën e qerpiçit e kishim. Kur themi e duam Shqipërinë si jashtë duam logot që shohim jashtë, hotelet që shohim jashtë. Kullat janë gjëja më e bukur që i ka ndodhur Tiranës, gjëja më e shëmtuar janë shtesat dhe katet pa leje. Ne nuk mund të jemi edhe qytet i ri edhe antik, antik me akropoli dhe Koloseum nuk mund të jemi. Sot ne kemi kapur shifrën e 80 mijë vizitorëve unikë në Kopshtin Zoologjik. Kemi liruar hapësirat e zëna nga lokalet. Ashtu si në Kopshtin Zoologjik, do të bëjmë një parking edhe në Kopshtin Botanik”, tha Veliaj.