Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj: Rama, Berisha e Meta marrëveshje okulte kundër shqiptarëve, Berisha i çoi demokratët në sqetullën e PL-së


Kreu  i komanduar i PD-së Alibeaj ka sulmuar kryeministrin Rama, kreun e Rithemelimit Berisha e kreun e Partisë së Lirisë Meta për marrëveshje okulte dhe se janë përgjegjës për largimin e tyre e varfërimin e vendit.

Ai akuzoi Sali Berishën se po shërben si ‘varkë për shpëtimin e Ilir Metës’ ndërsa këtë të fundit e quajti ‘pazarxhi politik’.

Alibeaj ishtë në Vaun e Dejës ku prezantoi kandidaten për kryetare bashkie Klomentina Drini.

“Rama, Berisha e Meta po sulmojnë shqiptarët. Janë njerëzit e ndershëm, njerëzit e punës që kanë forcën që të rezistojnë dhe ta kalojnë këtë moment të vështirë, është ky trekëndësh që kërkon ta shpopullojë Shqipërinë. Ky është problem më i madh për Shqipërinë. Këto fosile të politikës janë ulur këmbëkryq për të marrë peng fatet e shqiptarëve, japin dhe marrin në një aleancë okulte. Berisha nuk bën gjë tjetër veç se varka e shpëtimit të këtij sistemi, i ka çuar demokratët në sqetullën e Metës, një pazarxhiu politik. Kjo është arsyeja pse shqiptarët ikin.” – tha Alibeaj.