Vendosni fjalën kyçe....

Berisha kërkon debat mes kandidatëve të bashkive: Qytetarët dëgjojnë vetëm fjalimet të stisura nga Rilindja


Ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi sot që kandidatët e bashkive të përballen në debate publike mes tyre, duke thënë se transparenca dhe përgjegjësia para qytetarëve kërkon në mënyrë imperative debatet në të gjitha nivelet mes kandidatëve që garojnë për kryetarë bashkie

Sipas tij një fushatë mediatike pa debat është një terr i vërtetë për qytetarët shqiptarë të cilët dënohen të dëgjojnë fjalime të stisura nga Rilindja

Berisha: Transparenca dhe përgjegjësia para qytetarëve kërkon në mënyrë imperative debatet në të gjitha nivelet mes kandidatëve që garojnë për kryetarë bashkie, midis këshilltarëve të parë që garojnë për kryetarë të parlamenteve lokale. Një fushatë mediatike pa debat është një terr i vërtetë për qytetarët shqiptarë të cilët dënohen të dëgjojnë fjalime të stisura, të mbushura me mashtrime nga rilindasit dhe nuk kanë mundësi për asnjëlloj llogaridhënie dhe transparence. Refuzimi i debatit ka në bazë krimet e mëdha ekonomike, vjedhjen e madhe të Edi Ramës dhe përfaqësuesve të tij vendorë.

A mund ta imagjinoni ju që Rama të dalë në debat me Berishën? Ky është një rasti artë për qytetarët të njihen me të gjitha aferat e Edi Ramës, me firmë dhe me vulë.