Një konflikt ka ndodhur në zonën e quajtur Kapelja në Vlorë, ku 47-vjeçari, Erjon Memushaj është goditur me thikë nga Ardit Trushi.
Mësohet se konflikti ka nisur për një telefon.
Ndërkohë i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, ndërsa i dyshuari është kapur nga shërbimet e policisë.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Goditi me mjet prerës (thikë), shtetasin Erjon Memushaj, falë reagimit të menjëhershëm, shërbimet e Policisë kapin autorin e dyshuar shtetasin Ardit Trushi