Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, i arrestuar pak javë më parë, ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.
Apeli i Gjykatës së Posaçme e la në burg ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Allën dhe ish-zyrtarët e tjerë të cilët u arrestuan pasi akuzohen për abuzim me një tender prej 322 milionë lekësh.
Alla, i cili është shtruar prej disa ditësh në spitalin e burgut, kërkon ndryshim të masës së sigurisë për shkak të gjendjes shëndetësore.
Seanca që do vendosë për kërkesën e Allës për ndryshim të masës së sigurisë është caktuar për në 5 maj.