Kandidati i opozitës për Durrësin Igli Cara ka siguruar qytetarët se asnjë votë e tyre nuk do preket.
Ai tha se janë marrë të gjitha masat, jo vetëm me strukturat po edhe për sa i përket numërimit.
“Është e vërtetë që mund të jem vetëm me një numërues në tavolinë të votimit. Gjithsesi, pritet vendimi i KAS. Nuk më shqetëson fare ky element, unë ju siguroj juve dhe qytetarëve të Durrësit që asnjë vote nuk do të preket. Kemi marrë të gjitha masat, jo vetëm me strukturat, por të gjithë elementët mbrojtës edhe në numërim, edhe gjatë ditës së votimit. Këtë ta jap me siguri të plotë.” – tha Cara në TCH.
Ai theksoi se është i vetëdijshëm se përballë ka një bandë dhe se kandidatja e tij Sako i shërben një pakice.
“Nuk kam pasur mundësi herë tjetër të jem në garë, isha në 2021-shin kur ishte kjo bandë dhe do më kenë përballë sa herë që të më jepet mundësia. Filozofia e Sakos është filozofi e shërbimit të një pale që e kanë kapur për fyti. Kur kandidon për një post nuk kandidon për moshën por ofrohesh për atë çfarë do të japësh dhe përvoja është pozitive se kam dhënë disa prova para qytetarëve. Një nga kontributet më të rëndësishme është jo vetëm investimet në Durrës por në të gjitha drejtoritë e shërbimeve për qytetarët. Nga viti 2006 kemi bërë universitetin e Durrësit të dytin në Shqipëri. Kam bërë goxha që të krijohet sot kampusi universitar ku së bashku me Berishën dhe me ministren e Arsimit kemi investuar. Të gjitha këto janë investime dhe më i madhi investim i imi është se kam qenë pranë qytetarëve gjithmonë i gatshëm me vullnet të plotë për t’i ardhur në ndihmë Durrësit.” – theksoi Cara.