Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi: Nuk kam para për të bërë fushatë luksi


Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi në një intervistë për emisionin “Frontline” në News24 deklaroi se nuk ka para për të bërë fushatë “luksi”.

Siç deklaroi ai, deri më tani është mbështetur te kontributet vullnetare të miqve dhe dashamirësve.

Mungesa e fondeve nga KQZ-ja ia ka bërë të vështirë fushatën thotë Këlliçi.

Shumë vështirë e kam fushatën. KQZ-ja nuk na ka dhënë asnjë fond, është hera e parë që unë skam asnjë mbështetje nga KQZ-ja. Nga ana tjetër kam miq e shokë që ndihmojnë me bazë materiale. Dikush me kompjutera, dikush printerin, në këto kushte. Hapja e fushatës ka qenë çështje e Partisë Demokratike jo e Belind Këlliçit, unë aty kam patur kontribut autobusin që kam sjellë dhe për atë autobus do jap llogari patjetër. Sigurisht nuk e kam të lehtë fushatën, ju e shihni që unë nuk kam lukse, nuk kam leduolle, ekrane, inaugurime.

Bashkë kemi qenë Marsela (i drejtohet gazetares) që më ke pyetur dhe të kam thënë që nuk kam para as për “city light-e”, më kanë ndjekur qytetarë atë natë dhe të nesërmen më kanë thënë që do të japim ne fondin mbështetës do vendosësh disa postera dhe kam vendosur 1/5 o ¼ diçka e tillë se nuk e kam mundësinë për më shumë”-deklaroi Këlliçi.