Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi premton shtimin e parkingjeve falas


Kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, gjatë takimeve me banorë në zonën e “Xhamllikut” u përball me shqetësimet e banorëve të zonës për mungesën e parkimeve.

Belind Këlliçi parashikon në planin e tij që 30% e parkingjeve që janë me pagesë në kryeqytet të jenë falas për qytetarët.

Përveç çmimit falas plani i Këlliçit parashikon edhe shtimin e parkingjeve.

Zgjidhja për parkimin është fokusuar padiskutim te ai premtim që unë kam dhënë, që do t`i dedikoj të paktën 30% vende që janë me pagesë, do t`i bëjë pa pagesë për komunitetin. Do të shohim dhe mundësinë e parkimeve nëntokësore, në vende të caktuara, apo dhe të ndërtimeve me objekt vetëm parkimin e makinave.”- tha Belind Këlliçi.