Vendosni fjalën kyçe....

Llatja takim me banorët e zonave rurale të Elbasanit: 4 vjeçari i ardhshëm do të jetë mandati i zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm


Kryetari i Bashkisë dhe njëkohësisht kandidati i PS për Elbasanin,  Gledian Llatja gjatë një takimi me banorë të fshatit Griqan i Poshtëm, ai tha se bashkia menaxhon një territor të gjerë, sidomos me fshatra të largët. Secili prej tyre ka problematika të ndryshme, një pjesë e mirë e të cilave janë vënë në rrugë të zgjidhjes.

Llatja tha se Elbasanit dhe fshatrat nuk mundet të kthehen më pas te shkatërrimi dhe mungesa e perspektivës.

Llatja shprehu synimin për t’i bërë edhe zonat rurale të zhvilluara po aq sa qyteti, duke shtuar se 4 vjeçari i ardhshëm do të jetë mandati i zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm.

“Kemi rregulluar rrugën kryesore të fshatit, energjinë elektrike, komplet kabllot e sistemit tonë, kemi hapur rrugën e varrezave, kemi mirëmbajtur rrugët e arave dhe të fshatit. Kemi qenë këtu me pak fjalë për katër vite. Ato të tjerët që kemi përballë sot, janë ato të llafeve, thashethemeve, mashtrimeve, i kemi sot përballë, janë bërë bashkë tani të gjithë. Se nuk dilte vetëm Saliun, por është bërë edhe Saliu, edhe Iliri, kanë marrë edhe këtë kandidatin në Elbasan, e kanë marrë edhe atë peng.

Kemi investuar gjithandej edhe po shohim perspektivën ekonomik të qytetit . Është shumë kollaj për një person që nuk ka bërë asnjë gjë në jetën e vet të dalë dhe të premtojë 100 gjëra.

Ne kemi halle, duam të zhvillojmë qytetin, fshatin, duam të urbanizojmë, duam të bëjmë rrugë sic kemi punuar këto katër vite, duam të punojmë katër herë më shumë në këtë mandat. Shpresojmë të fillojmë një mandat të mbarë, për të  bërë punë për të rregulluar shkolla, rrugë, për të hapur  kanale për të rregulluar fshatrat me ndricim, për të vazhduar me sistemin ABC edhe nga zona tjetër nga Shkumbini poshtë, për të rregulluar gjithandej cilësinë e jetës së qytetarëve tanë, për të bërë kanalizime në zonat informale, për të vazhduar me urbanizimin e fshatit dhe të qytetit” vuri në dukje Llatja.

   4 vjeçari i ardhshëm do të jetë mandati i zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm, tha Llatja, dhe për këtë arsye nevojitet mbështetja e të gjithë banorëve për të ecur përpara pa u ndalur në rrugën e zhvillimit.

“Jemi të bindur se ky katër vjecar ka për të qenë katër vjeçari i zhvillimit ekonomik të Elbasanit. Ne për këtë duam mbështetjen tuaj, duam votëbesimin tuaj, për këtë kemi ardhur sot të kërkojmë mbështetjen tuaj për 14 Maj, të jemi të gjithë bashkë, të bëjmë punë të mira, të mos kthehemi tek Saliu , të mos kthehemi tek Iliri të mos kthehemi tek shkatërrimi i vendit dhe Shqipërisë. Duam të ecim përpara!” tha Llatja.