Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se pas fitores së kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë, për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, do të fillojë një epokë e re për kryeqytetin, ajo e transparencës dhe ajo e shërbimeve ndaj qytetarëve.
Teksa ka shpërndarë foto nga takimi me banorët e njësisë numër 4 në Tiranë në nëpërmjet një statusi në Facebook, Meta shkruan se entuziazmi për ndryshim është i jashtëzakonshëm.
Postimi i plotë i Metës:
Dy gjëra priten me padurim në Tiranë: Ndryshimi dhe debati televiziv midis Belind Këlliçit dhe kryetarit të komanduar të bashkisë.
Kryetari i komanduar mund t’i shpëtojë debatit televiziv, por jo ndëshkimit me votë për të gjitha ato dëme që i ka bërë Tiranës.
Me Belind Këlliçin, Tirana më 14 Maj fillon një epokë të re: epokën e transparencës absolute dhe shërbimeve të garantuara për qytetarët.
Dje me banorët e njësisë numër 4 në Tiranë, entuziazmi i të cilëve për Ndryshimin është i jashtëzakonshëm.