Vendosni fjalën kyçe....

Rama takim me të rinjtë në Korçë: Ka tendencë në rritje të kthimit nga emigracioni, nuk gjejnë atë që imagjinojnë


Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë në Korçë.

Përpara tyre, Rama u shpreh se ka një tendencë në rritje të kthimeve në Shqipëri, pasi të rinjtë që kthehen nga emigracioni nuk gjejnë atje atë që kishin imagjinuar.

“Flitet shumë për ata që ikin por jo për ata që kthehen. Kemi vënë re një tendencë në rritje të kthimeve por ama sot janë një në 3 apo 4 që kthehen. Ata që kanë qenë për një kohë të caktuar në emigracion apo ata që shkojnë dhe kthehen më shpejt sepse nuk gjejnë atë që imagjinojnë”-tha Rama.

Më tej kreu i mazhorancës tha se ata që kthehen nga emigracioni për të hapur një biznes të vogël në vendin e tyre, mund të fitojnë të ardhura më të larta se ato që u sjell emigracioni.

Thjesht dua të nënvizoj më shumë pjesën që tha djali, nevojën për më shumë optimizëm në raport me mundësitë dhe me potencialin e madh që ka çdo vend. Në kushtet ku Shqipëria po bëhet çdo vit e më shumë një atraksion turistik, një vend ku nevoja për shërbime cilësore është shumë e madhe dhe ku ka mundësi për të krijuar biznese shërbimesh që nga ato të vogla që sjellin të ardhura të konsiderueshme më të mëdha se ato që fitohen jashtë duke punuar për dikë tjetër në industrinë e mikëpritjes apo shërbime online apo në shërbime që kanë filluar të zhvillohen gjithmonë e më shumë, si ato në fushën e mjekësisë ku profesionistë shqiptarë në mosha të reja kthehen dhe hapin klinika për t’u shërbyer te huajve që vijnë këtu.”, u shpreh kryeministri Rama