Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja me automatik e 51-vjeçarit në Shkodër, qiramarrësi i banesës e qëlloi pas debatit për pagesën


Bëhet e ditur se 51-vjeçai që mbeti i vrarë sot, u qëllua me armë zjarri automatik nga qiraxhiu i tij.

Mësohet se Petrit Vuksani, që sapo kishte ardhur nga Anglia, kishte qenë i vetëm në banesë kur është qëlluar me armë zjarri nga një person që ia kishte dhënë shtëpinë me qira, Lekë Vuksanit.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, i cili dyshohet se është zënë me viktimën për lekët e qirasë.

 

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. V., 51 vjeç. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.