Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohet se vrau 51-vjeçarin në Shkodër, kapet pas 21 orësh në arrati autori i dyshuar


Është arrestuar autori i vrasjes së 51-vjeçarit Petrit Vuksani në Shkodër, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme. 34-vjeçari Lekë Vuksani është ndaluar pas një oeracioni policor ku morën pjesë edhe forcat RENEA.

Autorit të dyshuar i është kapur edhe arma që dyshohet se përdori për të qëlluar ndaj viktimës. Ngjarja ndodhi pas një konflikti lidhur me qiranë e banesës në pronësi të viktimës.

51-vjeçari Petrit Vuksani i kërkoi qiraxhiut të tij qiranë e banesës ku jetonte ç’ka ka nxitur konfliktin mes tyre dhe më pas është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës së zjarrit automatik nga 34-vjeçari.