Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Kim takohet me Rrumbullakun: Policia rol vendimtar për proces zgjedhor të sigurt dhe me standarde ndërkombëtare


Ambasadorja amerikan Yuri Kim ishte në ambientet e Policisë së Shtetit për t’u takuar me Drejtorin Muhamet Rrumbullaku për të diskutuar për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Takimin e ka bërë të ditur Kim, me anë të një postimi në rrjete sociale, ku thotë se diskutuan bashkëpunimin në rritje SHBA-Shqipëri në zbatimin e ligjit kundër rrjeteve kriminale, trafikut të drogës dhe kërcënimeve kibernetike.

Ambasadorja theksoi rolin vendimtar të Policisë së Shtetit në sigurimin e një procesi të sigurt dhe të hapur në zgjedhjet e ardhshme, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ligjin shqiptar.