Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, zhvilloi takime elektorale me banorët në zonat e Fushë-Mbretit dhe Menglës.
Boçi shkruan se gjatë vizitës në lagjen Fushë-Mbret, shfaqet një realitet që ofron të gjitha panoramat e harresës, neglizhencës, ndëshkimit që Bashkia Elbasan i ka bërë një komuniteti herë për shkak të bindjeve politike dhe herë për shkak se nuk i cilëson prioritar.
“Lagjja Fushë-Mbret është një realitet që të ofron të gjitha panoramat e harresës, neglizhencës, ndëshkimit që Bashkia Elbasan i ka bërë një komuniteti herë për shkak të bindjeve politike dhe herë për shkak se nuk i cilëson prioritar. Ata e kanë vrarë frikën e pushtetit, në 14 maj votojnë për ndryshimin”, shkroi Boçi në Facebook.
Për takimin në Mengël, Boçi u shpreh se fshatrat pranë Elbasanit do kthehen në pjesë thelbësore të zhvillimit të qytetit.
Me ndërhyrjet e menjëhershme në infrastrukturë por edhe shërbime, i kthejmë fshatrat pranë Elbasanit në pjesë thelbësore të zhvillimit të qytetit.
“Brenda 6 muajve të parë: do të nisë Rivlerësimi Mjedisor i territorit të bashkisë me fokus Zonën Rurale. Kjo do të mbështesë rritjen e të ardhurave në bujqësi, falë rrëzimit të stigmës “Elbasani është kudo i ndotur””, u shpreh ai.