Vendosni fjalën kyçe....

“Burri më i fortë në qeveri” – Lum vlerësimesh për Belinda Ballukun nga Rama


Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një lumë vlerësimesh për zëvendësen e tij Belinda Balluku gjatë një takimi elektoral në qarkun e Dibrës.

Rama e cilësoi një grua të fortë duke e cilësuar si “burrin më të fortë në qeveri” për vendosmërinë dhe qëndrueshmërinë e saj.

Më tej kryeministri tha se së bashku me Belinda Ballukun do bëjnë punë të mira në Dibër.

Ky qark ka edhe një avantazh tjetër që ka Belindën këtu që është “burri më i fortë” që kemi në qeveri, përveçse është edhe grua dhe nënë edhe shoqe është edhe “kokë derre” e madhe si person. Dhe e keni parë sa shumë ri këtu me ju jo tani por qysh ka ardhur e deleguar.  Sa herë ndodh që e kërkoj thotë që jam në Dibër. Realisht kemi vendosmërinë bashkë me Belindën gjithë të tjerët që t’i japim një shtysë shumë të fortë këtij qarku”-deklaroi Rama.