Vendosni fjalën kyçe....

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, Meta: Media shqiptare nën dhunë e censurë nga qeveria


Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar sot në kuadër të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Meta shkruan se kjo ditë e gjen median tonë  nën dhunë dhe cenbsurë nga qeveria.

Meta vijon se hedhja në erë me tritol e bizneseve të pronarëve të mediave, mbyllja e televizioneve, përdorimi i armëve të zjarrit dhe dhunës brutale fizike ndaj reporterëve, gjobat e padrejta, censura dhe autocensura, ndalimet pa shkak, kërcënimet, shantazhet, mungesa e kontratave të rregullta të punës dhe keqpagesa, si dhe ndikimi politik nëpërmjet përcaktimit të linjave editoriale me fonde nga bota e errët e krimit dhe korrupsionit, është mjedisi ku punuan shumica e gazetarëve shqiptarë.

Meta përfundon statusin duke thënë se jo më kot Shqipëria renditet e fundit në rajon për lirinë e medias.

Postimi:

“Dita Botërore e Lirisë së Shtypit e gjen median shqiptare edhe për këtë vit nën dhunën dhe censurën e Qeverisë dhe të klientëve të saj, si dhe nën kontrollin e oligarkisë.

Hedhja në erë me tritol e bizneseve të pronarëve të mediave, mbyllja e televizioneve, përdorimi i armëve të zjarrit dhe dhunës brutale fizike ndaj reporterëve, gjobat e padrejta, censura dhe autocensura, ndalimet pa shkak, kërcënimet, shantazhet, mungesa e kontratave të rregullta të punës dhe keqpagesa, si dhe ndikimi politik nëpërmjet përcaktimit të linjave editoriale me fonde nga bota e errët e krimit dhe korrupsionit, është mjedisi ku punuan shumica e gazetarëve shqiptarë.

Duke ndarë të njëjtat shqetësime të shprehura edhe në raportin e fundit të “Reporterëve Pa Kufij”, theksoj rëndësinë për një media të lirë, të pavarur dhe të përgjegjshme, që është thelbësore për çdo demokraci funksionale dhe të qëndrueshme.

Media e lirë, e pavarur dhe në shërbim të interesit më të lartë publik, transparencës dhe llogaridhënies në çdo nivel, është një qëllim për të cilin duhet të përpiqemi dhe të bashkëpunojmë të gjithë.

Jo më kot, Shqipëria renditet e fundit në rajon për lirinë e medias, ndaj më 14 Maj është Koha Për Ndryshim”, shkruan Meta