Vendosni fjalën kyçe....

Dita Botërore për Lirinë e Shtypit, Begaj: Asnjë media apo punonjës s’duhet të ndihet i shantazhuar


Presidenti Bajram Begaj ka dhënë mesazhin e tij për Ditën Botërore për Lirinë e Shtypit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Begaj shkruan se mediat apo gazetarët nuk duhet të ndihen të shantazhuar apo të kërcënuar por të vijojnë misionin në mënyrë transparente.

Në Ditën Botërore për Lirinë e Shtypit me një grup gazetarësh të rinj në Shqipëri. Media në një shoqëri demokratike formon opinionin publik, ka një rol të pazëvendësueshëm në informimin e saktë të shoqërisë, në misionin e saj për të shprehur të vërtetat në mënyrë të paanshme e transparente.

Asnjë media, apo punonjës i saj nuk duhet të ndiehet e shantazhuar apo e kërcënuar për shkak të kryerjes së këtij misioni.

Bashkëbisedimi i frytshëm mbi realitetin mediatik, lirinë e shtypit, censurën dhe vetëcensurën, organizimet e munguara sindikale të punonjësve të medias japin shpresë se me gazetarë të lirë e profesionistë do të kemi një media më cilësore”, shkruan Begaj.