Vendosni fjalën kyçe....

Gjiknuri i përgjigjet denoncimit të Nokës: Po përgatisin alibinë për humbjen, e kisha paralajmëruar


Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Damian Gjiknuri ka komentuar denoncimin Flamur Nokës ku përmendi emrat e drejtorëve në këtë bashki që do bëjnë blerje të votave. për shit-

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së deklaroi se opozita po përgatit alibinë për humbjen e radhës që i pret më 14 maj.

Dega e Foltores në Elbasan ka valëvitur sot Flamurin me akuza bombastike për blerje e shitje votash. Për të qeshur e për të qarë! Po bëjnë fiks atë që unë e kam paralajmëruar e thënë prej disa ditësh në çdo takim me qytetarë të Elbasanit. E kam thënë qartazi se trajektorja e sjelljes së foltores në Elbasan do kalojë në disa faza. E para, faza e euforisë dhe thashethemnaja që përhapën se Gledian Llatja nuk do të rikandidohej për një mandat tjetër. Dolën blof! 

E dyta, thellimi i euforisë teksa përhapën thashethemnajën sikur Edi Rama e paska lëshuar Elbasanin në tavolinë për Berishën dhe Metën. Sigurisht dolën blof!

E treta, kaluan tek faza e premtimeve tullumbace me sheshxhirime filmash e Disney Land apo kompani fantazma që do të investonin qindra miliona euro. Lan nam!

Tanimë kemi mbërritur tek faza e katërt, përgatitja e alibisë së humbjes! Pasi e kanë kuptuar se humbjen e kanë të sigurtë, kanë filluar të akuzojnë se gjoja po ua vjedhin votat”, thekson Gjiknuri.