Dhjetëra pasuri më vlerë miliona euro të cilat do t’i kalojnë shtetit, janë konfiskuar nga GJKKO në pronësi të Arben Isufajt i njohur ndryshe si Ben Qimja dhe Altin Çuçajt, pasuri të cilat dyshohet se janë vendosur nga të ardhurat e përfituara prej aktiviteteve kriminale.
I përballur disa herë me policinë, prokurorinë dhe gjykatat, ku akuzat kanë qenë për trafik ndërkombëtar droge heroinë dhe kokainë nga Holanda, ’Ben Qimja’ rezulton pronar i disa bizneseve dhe sipërfaqesh toke, që janë vlerësuar se janë produkte të krimit dhe të pajustifikuara financiarisht nga Isufaj.
Konkretisht në pronësi të Arben Isufajt, i cili është dënuar për grup kriminal, i janë konfiskuar një ‘Pulari’ me vendndodhje në fshatin në Grizë-Patos. Po ashtu i janë konfiskuar aksionet në shoqërinë ‘AKILI ALB’, rreth 19 mijë m2 tokë si dhe 6 makina.
Pasuritë e konfiskuara në pronësi të Ben Qimes
1.Objekt “Pulari”, shoqëria tregëtare, e emërtuar “ISUFAJ 2001”, me NIPT. K23019402P, i përbërë nga 1 godinë, me objekt të aktivitetit “Rritje dhe tregëtim të zogjve të pulës, me shumicë e pakicë”, i cili ndodhet me seli në fshatin në Grizë-Patos;
2.33% e kuotave të kapitalit të Shoqërisë “AKILI ALB” SHPK, me Nipt.L12805404G, i regjistruar më datë 05.04.2011;
3.Një pasuri të paluajtshme e llojit “Truall”, me sipërfaqe 3,289.00 m2, e cila ndodhet në Fier;
4.Një pasuri të paluajtshme e llojit “Tokë pa Frut”, me sipërfaqe 14000 m2, e cila ndodhet në Hasturkas-Fier;
5.Një pasuri të paluajtshme e llojit “Arë”, me sipërfaqe 1467 m2, e cila ndodhet në Sheq i Madh-Fier;
6.Automjeti AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi AUDI A8, në pronësi të E. Isufaj;
7.Automjeti AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi MERCEDES BENZ ML270CDI, në pronësi të Y. Isufaj;
8.Automjeti lloji AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi MERCEDES BENZ 300D, në pronësi të Y. Isufaj;
9.Automjeti lloji AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi DAIMLER CHRYSLER S500, në pronësi të A. Çako;
10.automjeti lloji AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi MERCEDES BENZ S63 AMG, me numër shasie WDD2211771A278411, ngjyrë Gri, në pronësi të A. Çako;
11.automjeti me targë AA721OB, lloji AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi AUDI A8L, në pronësi të A. Çako;
Ndërkohë në pronësi të Altin Çuçajt, i dënuar më parë, janë konfiskuar 4 pasuri të paluajtshme truall në Vlorë si dhe 5 makina.
Pasuritë e konfiskuara në pronësit të Altin Çuçajt
1.Pasuri e paluajtshme, lloji i pasurisë “Truall” me sip. 902 m² dhe ndërtesë me sip.168 m², ndodhur në Vlorë në pronësi të shtetases A. Kondo.
2.Pasuria e paluajtshme, lloji i pasurisë “Truall” me sip. 105.6 m² dhe ndërtesë me sip.105.6 m², ndodhur në Vlorë, në pronësi të B. Çuçaj.
3.Pasuria e paluajtshme, lloji i pasurisë “Truall” me sip. 500 m² dhe ndërtesë me sip.183 m², ndodhur në Vlorë, në pronësi të B. Çuçaj.
4.Pasuria e paluajtshme, lloji i pasurisë “Truall” me sip.151 m² dhe ndërtesë me sip.62 m², ndodhur në Vlorë,në pronësi të M. Çuçaj.
5.Pasuri e luajtshme autoveturë, marka “Daimler Chrysler”, modeli “C270CDI”, në pronësi të A. Çuçaj.
5.Pasuri e luajtshme autoveturë, marka “Ford”, modeli “KUGA”, në pronësi të E. Çuçaj.
6.Pasuri e luajtshme autoveturë, marka “Mercedes Benz”, modeli “E350CDI”, në pronësi të M. Çuçaj.
7.Pasuri e luajtshme autoveturë, marka “TOYOTA”, modeli “YARIS”, në pronësi të M. Çuçaj.
8.Pasuri e luajtshme autoveturë, marka “Daimler Chrysler”, modeli “ML320CDI”, në pronësi të B. Çuçaj