Vendosni fjalën kyçe....

Igli Cara takim me banorët e ish-Kënetës: Si kudo në Durrës ndihet nevoja e dëshira për ndryshim


Kandidati i opozitës për Durrësin, Igli Cara, është takuar me banorët e ish-Kënetës.

Ai shkruan se në lagjen në fjalë, ashtu si kudo në Durrës lexohet nevoja e dëshira për ndryshim.

Cara ftoi qytetarët të votojnë masivisht për të sjellë ndryshimin.

“Në ish-Kënetë, ashtu si në çdo lagje, në çdo zonë të Durrësit, ku lexohet qartë nevoja dhe dëshira për ndryshim. Bashkë bëjmë ndryshimin! Qyteti je ti!” – shkruan Cara.