Vendosni fjalën kyçe....

KQZ urdhëron heqjen brenda ditës së premte të posterave pa shënimin ‘prodhuar në përgjegjësinë ligjore të subjektit’


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka urdhëruar heqjen e posterave pa shënimin ‘prodhuar nën përgjegjësinë ligjore e partisë përkatëse’.

Celibashi urdhëroi policinë bashkiake t’i heqë këto postera deri në orën 24:00 të ditës së premte.

‘Ne do urdhërojmë të hiqen materialet propagandistike të kujtdo subjekti zgjedhor që s’përmbajnë shënimin “Prodhuar nën përgjegjësinë ligjore të subjektit zgjedhor…” urdhërohet policia bashkiake të heqë këto postera. Deri në orën 24:00 të ditës së premte të kësaj jave do duhet të marrim informacion nga drejtuesit respektiv të policisë bashkiake dhe të shtetit mbi zbatimin e vendimit.’– tha Celibashi