Ish-kryeministri Sali Berisha u përgjigj në emisionin Now në Euronews Albania mbi çështjen e lobistit amerikan të publikuar në Hashtag.al (kliko këtu) të cilin e ka kontraktuar për të sqaruar shpalljen non grata nga SHBA.
Berisha u shpreh se nuk bëhet fjalë për lobim por për hetim, të cilin miku i tij, një ish-eksponent republikan e ka marrë përsipër ta bëjë pas asnjë pagesë.
“Kryetari dhe themeluesi i grupit që drejton punën për Berishën beson se klienti i tij është ndaluar në mënyrë të pandershme për të hyrë në SHBA dhe dëshiron që Kongresi të hetojë këtë çështje. Kjo është e vërteta e hetimit, jo lobimit. Unë i kam bërë letër çdo kongresmeni, të cilëve nuk u kam kërkuar asgjë por u kam thënë se ky vendim është shkelje flagrante e ligjit të kongresit. Është republikan dhe fund ka qenë shef strategjist i Mckain, ia kam shpjeguar dhe ka qenë i bindur për pafajësinë time. Më tha do ta marr përsipër pa asnjë pagesë, se nuk mund ta tolerojë që një mik i tij të ndalohet pa të drejtë”, sqaroi Berisha.