Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Serbi ku 8 nxënës dhe roja i shkollës kanë humbur jetën pas të shtënave me armë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një shkollë në kryeqytetin e vendit, Beograd.
Gjashtë nxënës të tjerë dhe një mësues u plagosën në sulm dhe janë dërguar në spital, tha Ministria e Brendshme në një deklaratë, shkruan BBC.
Policia arrestoi një nxënës 14-vjeçar në shkollën ‘Vladislav Ribnikar’ në qendër të Beogradit në lidhje me sulmin e mëngjesit të së mërkurës.
I dyshuari dyshohet se ka përdorur armën e babait të tij, thanë zyrtarët. Një hetim për motivet e ngjarjes është duke u zhvilluar.
“Policia dërgoi të gjitha patrullat e disponueshme menjëherë në vendngjarje dhe arrestoi një të mitur të dyshuar, një nxënës të klasës së shtatë, i cili dyshohet se ka gjuajtur disa të shtëna nga arma e babait të tij në drejtim të nxënësve dhe sigurisë së shkollës. Të plagosurve po iu ofrohet kujdes mjekësor, ndërsa policia po punon për zbardhjen e fakteve dhe rrethanave që kanë çuar në këtë ngjarje.” – thuhet në njoftimin e ministrisë.