Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Pastruesja e Ramës nuk heq mbeturinat poshtë zyrës së shtabit, 9 milionë euro për inceneratorin e firmos me shpejtësi


Ilir Meta duke shpërndarë videon e selisë të Partisë së Lirisë në Durrës ku shihen mbeturina të pa pastruara.

Meta me ironi shkruan se “pastruesja” e Ramës siç e quajti Emiriana Sakon dhe vetë Kryeministri, nuk pastron as plehrat poshtë zyrës së shtabit të saj elektoral por firmos me shpejtësi rrufe 9 milionë euro pagesa për inceneratorin e Tiranës.

As plehrat përpara zyrës të shtabit të saj elektoral nuk i pastron “pastruesja” e Edi Ramës, por me shpejtësinë e rrufesë firmosi fët e fët gati 9 milionë euro nga taksat e durrsakëve për të paguar inceneratorin e Tiranës, i cili ekziston vetëm në firmat dhe imagjinatën e Edi Ramës. Në 14 Maj Durrësi pastrohet përmes Ndryshimit dhe votës plebishitare për Igli Carën”-shkruan Meta.