Shefi i policisë së Pustecit është arrestuar në Korçë.
Ndalimi i tij ka ardhur pas një aksidenti ku Spartak Fejzaj është përfshirë.
Ai është përplasur me një autobus teksa drejtonte mjetin ndërsa dyshohet se ka qenë i dehur në timon.
Rasti në fjalë po shqyrtohet nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.