Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, ka deklaruar se Edi Rama është në panik në lidhje me rezultatet që pritet të dalin nga zgjedhjet lokale të 14 majit, ndaj ka bërë gati platformën për vjedhjen në manipulimin e tyre.
Noka thotë se koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ disponon të gjithë të dhënat që zyrtarët e Bashkisë Elbasan, nën mbrojtjen e Damian Gjiknurit, po bëjnë gati grupin e gatshëm për blerjen dhe manipulimin e votës.
Ai i ka bërë thirrje SPAK të marrë nën hetim personat si zbatuesit e projektit të blerjes dhe tjetërsimit të votës në këtë bashki.
Deklarata e plotë:
Të nderuar qytetarë
Në panik se njerëzit i kanë braktisur dhe po i refuzojnë kudo, në çdo lagje të qytetit të Elbasanit, apo njëri administrative, Edi Rama ka urdhëruar Damjanin të bëjë gati platformën e vjedhjes dhe manipulimit të zgjedhjeve. Të refuzuar dhe të përbuzur ata kanë shpresën tek zbatimi i skemës kriminale, dhe të njohur, të vjedhjes së zgjedhjeve.
Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ disponon të gjithë të dhënat që zyrtarët e Bashkisë Elbasan, nën mbrojtjen e Damian Gjiknurit, po bëjnë gati grupin e gatshëm për blerjen dhe manipulimin e votës.
Personat e përfshirë në këtë skemë kriminale të shpërndarjes së parave koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ i ka identifikuar, ata janë publikë, ata janë drejtorë të Bashkisë Elbasan.
Me moton ‘paratë në këmbim të votave’ në Bashkinë Elbasan po hidhen në veprim me thasë në dorë:
Leli Kraja-Administrator i EcoAlb (shoqërisë që i shërben Inceneratorëve).
Andri Mehja-Drejtor i INUK, Bashkia Elbasan.
Ergys Kateshi-Drejtor i Doganës Elbasan
Gentian Darzeza-Punonjës i Bashkisë Elbasan.
Astrit Muzhaqi-Punonjës i Bashkisë Elbasan.
si dhe Mehmet Peqini.
Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ është kujdesur që në Elbasan të bëjë një fushatë të qetë, pa incidente dhe qytetare, ashtu siç kundër se është edhe kandidati ynë i dalë nga primaret, dhe pasi jemi të sigurt te fitorja e Luçiano Boçit.
I bëjmë thirrje të menjëhershme Partisë Socialiste, dhe drejtpërdrejt Edi Ramës që të tërheqë ekipin e hajdutëve të votës, pasi po monitorohen dhe nuk do të lejohen në skemën e tyre të vjedhjes.
Ta harrojnë se demokratët dhe qytetarët e Elbasanit do të qëndrojnë duarkryq. Ta harrojnë se ata do të mund të tjetërsojnë fitoren tonë në Elbasan.
Çdo njeri që implikohet në këtë skemë kriminale do të ketë përgjigje. I bëjmë thirrje të menjëhershme, institucioneve të ligjit dhe rendit të mos bëjnë spektatorin përballë këtyre skenave por të marrin përgjegjësitë që u ngarkon ligji.
I bëj thirrje SPAK të marrë nën hetim personat e mësipërm, si zbatuesit e projektit të blerjes dhe tjetërsimit të votës në Elbasan.
Neni 328/a e Kodit Penal e thotë qartë se; ‘përdorimi i pozicioneve publike në funksion të fushatave zgjedhore dënohet me burg’. Sikundërse shpërndarja e parave për të blerë votën, është krim elektoral dhe dënohet me burg.
Një gjë duhet ta ketë të qartë Edi Rama që e ka siklet të madh Elbasanin, ku brenda 10 ditësh ka ardhur 3 herë. Asnjë presion, asnjë shantazh asnjë blerje vote nuk do ta shpëtojë Edi Ramën dhe rilindjen nga humbja e sigurtë që e pret në Elbasan, më 14 maj. Edi Rama e di mirë, prandaj po vjen shpesh në Elbasan. E di mirë se shpresa për fitore i ka humbur dhe për të shmangur humbjen, po bën gjithçka për të tjetërsuar vullnetin nëpërmjet parave të korrupsionit.
Qytetarët e Elbasanit e kanë marrë vendimin. Luçiano Boçi do të jetë kryetar i ri i Bashkisë Elbasan mbrëmjen e 14 majit.
Fitorja nuk ndalet, të ruajnë dhe të bëjnë kujdes sepse nuk do të mund ta ndalojnë fitoren e Luçiano Boçit.
Faleminderit!