Vendosni fjalën kyçe....

Rama në Mat: Shqiptarët nuk mundin dot që me votën e tyre t’i kthejnë kurrizin aleatëve dhe partnerëve


Kryeministri Edi Rama ditën e sotme është ndalur në Mat, ku përsëriti thirrjet ndaj qytetarëve që të mos votojnë për koalicionin Berisha-Meta.

Rama tha se ata i kanë pasur në dorë bashkitë, por edhe kur kanë qenë në qeverisjen qendrore nuk kanë bërë asgjë për zhvillimin e vendit.

Rama tha se kundërshtarët i kanë kthyer njerzit si “mish për top” duke e propaganduar demokracinë si monopolin e tyre, ndërkohë që ka ndodhur e kundërta në trajtimet që ju kanë bërë njerëzve.

Rama tha se shqiptarët nuk mundin dot që me votën e tyre t’i kthejnë kurrizin aleatëve dhe partnerëve.

“Ata që sot rikthen rikërkojnë vota pa pikën e turpit, nuk kanë pasur asnjë sens të zhvillimit të qyteteve. I kanë ndarë njerëzit si mish për top, e kanë propaganduar demokracinë si monopolin e tyre, duke i trajtuar socialistët si komunistë, si persekutorë edhe pse për ironinë më të madh e të fatit dhe talljen më të madhe të atyre që kanë qenë të persekutuar, që kanë pasur të vrarë për shkak të komunizmit, në krye kishin një ultra komunist, jo nga ata të ndershmit, por nga ata që për karrierë dhe për ambicien për pushtet ishin gati të bënin çdo gjë, të ndërronin edhe maskën.

Sot që ajo maskë është çjerr nga aleati më i madh i Shqipërisë SHBA dhe është bërë një maskë e papërdorshme dhe e padëshiruar jo vetëm në SHBA, por në të gjithë Evropën, është e pakonceptueshme se si ka ende njerëz të ndershëm, por jo njerëz që janë të lidhur me interesa, ata janë parazitë që i shkojnë mbrapa për pushtet. Ka akoma njerëz që i japin besim, votë dhe harrojnë.

Shqiptarët nuk mund dot që me votën e tyre ti kthejnë kurrizin aleatëve dhe partnerëve. Në emër të asgjëje dhe askujt. Prandaj është shumë e rëndësishme për të gjithë ata njerëz që në emër të së shkuarës vazhdojnë të mbajnë veten peng, që të reflektojnë mbi ketë gjë.

Keti ka një histori të të djathtës që vjen prej një të shkuare, ku është shumë e qartë pse njerëzit ndihen të lidhur me atë traditë, i siguroj ata që të gjithë ata që i kanë përfaqësuar të djathtë, të gjithë ata që kanë pasur lidhjet me monarkinë dhe lëvizjet patriotike do të rrotullohen në varr kur nipërit e mbesat të shkojnë të japin votën e tyre për një forcë që drejtohet nga një individ që aleatët i kanë vënë kryqin.

Historia e asaj të djathte, historia atyre gjyshërve që për shkak të komunizmit vuajtën aq shumë është historia e një miqësie të pangeociueshme me SHBA. Nuk ka ofendim më të madh për kujtimin e tyre sa të shkohet dhe ti jepet vota një force që është kthyer ne pengun e një njeri të vetëm për hallet personale dhe hallet me drejtësinë”, tha Rama