Vendosni fjalën kyçe....

Rama shënjestron Bashkinë Shkodër: Pengesë për zhvillimin e projekteve


Kryeministri Rama ka thënë sot se Bashkia Shkodër është bërë pengesë për zhvillimin e qytetit.

I ftuar në emisionin ‘Wake Up’, kreu i qeverisë tha se administrata e tij i ka bërë punët që nuk varen nga bashkia.

Rama tha gjithashtu se qytetet nuk kanë probleme me ujin e pijshëm.

“Ka më pak dëme nga përmbytjet për shkak të masave që janë marrë. Përmbytjet janë një nga problemet më të mëdha të kësaj kohe. Ne në Shkodër kemi patur një situatë barrikade. Ne kemi bërë punë në Shkodër por nuk ka qenë të lidhura me Bashkinë e Shkodrës. Kemi bërë rrugën Shkodër-Velipojë që ishte një kërkesë e kahershme. Rruga ishte copë-copë. Kemi bërë rrugën e Thethit.

Është një rrugë alpesh perfekt turistike. Po bëjmë rrugën Shëngjin-Velipojë, por janë vendime që s’varen nga bashkia, janë vepra që zgjasin, pengesa e bashkisë është e vazhdueshme . Bashkia nuk dorëzon letrat e shpronësimeve. Kemi dy ujësjellësa dhe nuk fillon dot puna në Shirokë dhe Zogaj. Kemi bërë shumë gjëra të mira të paktën në bashkitë që ne drejtojmë qytete janë të pastër për fat të keq jo në Shkodër, ku ende vazhdojnë kazanët me plehra. Qytetet s’kanë problem me ujin e pijshëm. Ka akoma për të bërë por nuk është gjithmonë më refreni do t’iu sjellim ujin. Tirana ka nevojë për më shumë investime.” – tha Rama.