Kryeministri Rama s’i ka kursyer lavdet për kryebashkiakun e Tiranës Veliaj, të cilin e quajti ‘të lindur me këmishë’.
Ai tha se është në simbiozë të plotë me Veliajn, të cilin tha se e nxit shumë për të bërë më shumë gjëra. Rama nënvizoi së për Tiranën i bën gjërat bashkë me Veliajn.
“Lali Eri ka lindur me këmishë sepse së pari, është themelore për një kryetar bashkie dhe një bashki që të ketë derën e hapur dhe disponimin e qeverisë qendrore për t’u ulur, diskutuar për projektet e për të marrë mbështetje. Në këtë aspekt, mbështetja dhe mirëkuptimi nuk ka munguar kurrë. Së dyti, unë jam kryeministër, e kam bërë edhe kryetarin e Bashkisë, dhe e kam në gjak atë eksperiencën e kryetarit të Bashkisë. Duke pasur në gjak këtë eksperiencë, duke pasur në gjak Tiranën, sigurisht që jo vetëm mbështes Lali Erin, por edhe e nxis shumë, ndaj jemi edhe në simbiozë të plotë, që na jep mundësi të bëjmë gjëra. Gjërat që bëjmë, i bëjmë bashkë. Ai sigurisht ka detyrën të mendojë 24 orë për Tiranën, të jetë proaktiv në qasje, të vijë me propozime, që nuk i mungojnë me thënë të drejtën, dhe sigurisht është një bashkëpunim shumë i suksesshëm.” – theksoi Rama.