Vendosni fjalën kyçe....

Berisha zbulon ‘armën sekrete’: Po përdorim një teknikë për leximin e fytyrave, 80% e grave neveri nga fjalët e Ramës


Ish-kryeministri Berisha tha mbrëmjen e djeshme se po përdor teknikë të quajtur ‘face reading’ (leximi i fytyrës) për të zbuluar ndjesitë emocionale të qytetarëve kur takohen me kryeministrin Rama.

I ftuar në emisionin ‘Now me Erla Mëhillin’ në Euronews.al, ai tha se teknika në fjalë është përdorur në disa nga takimet e kreut të qeverisë, ku sipas Berishës mbi 80 për qind e grave pjesëmarrëse në takime kanë pasur ndjesi negative duke treguar se kanë qenë të neveritur nga fjalimet e prania e tij.

Ai shtoi se teknika në fjalë është më e saktë në leximin e shprehive te gratë duke qenë se ato kanë eskpresivitet më të madh se burrat.

“Ne kemi bërë dy  herë face reading, leximin e fytyrave në takimin e tij me gra. 80% e grave, i kam këty rezultatet, 80% e grave në takimin e Elbasanit kishin sentimente qartësisht negative ndaj fjalës së tij. Po kaq në Shkodër. Ka teknikë face reading dhe është teknikë mjaft e përafërt ç’është e vërteta. Futen pamjet dhe e nxjerr plotësisht, sidomos te gratë sepse ato kanë ekspresivitet më të madh se burrat Ai ka negativitet të tmerrshëm. I merr i ul aty dhe u flet marrëzira se kujton se me këto u merr votën, asnjë votë, përkundrazi.” – tha Berisha.