Vendosni fjalën kyçe....

Boçi: Administrata e policia janë angazhuar në Elbasan, kërcënohen qytetarë me largime nga puna


Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, ka deklaruar në emisionin “Open” në News24 se si pushteti lokal, ashtu edhe ai qendror, kanë lënë gjithçka dhe po bëjnë çfarë munden në mënyrë që të manipulojnë zgjedhjet.

Boçi u shpreh se mazhoranca po përdor kërcënimin për të manipuluar vullnetin e qytetarëve, duke përdorur ndihmën ekonomike, largimet nga puna apo edhe presioni që i bëhet biznesit.

Procesi është i tensionuar sepse marrja e votës ka nisur kohë më parë.

Angazhimi i administratës e policisë, është dukshëm pro mazhorancës, dikush nga votuesit e ka quajtur edhe terrorizëm politik se si maxhoranca kërkon të rrëmbejë votën duke intimiduar me forma të ndryshme jo vetëm me joshje por edhe me kërcënime për largim nga puna, ndihmë ekonomike, presion ndaj biznesit etj deri tek lejimi apo jo i aktiviteteve të ndryshme të banorëve në territorin e tyre”-deklaroi Boçi.