Kreu i KQZ-së Celibashi tha sot se votimi elektronik mundëson ruajtjen e plotë të anonimitetit të qytetarëve.
Në deklaratën e tij ai tha se rezultati në tre bashkitë ku do bëhet votimit elektronik, në Elbasan, Vorë e Kamëz, rezultati do dalë brenda 30 minutave.
“Procesi ka shkuar shumë mirë. Funksionaliteti i pajisjeve në përputhje me manualet. Po testojmë dhe procesin e transmetimit të të dhënave pas votimit. Pajisjet kanë përmbushur kërkesat e KQZ nga ana teknike për sigurinë dhe garancinë e procesit të votimit dhe fshehtësisë së votës. Fshehtësia e votës e çdo qytetari kur votojnë nëpërmjet pajisjes së votimit elektronik është 100% e sigurt dhe nuk ka asnjë mënyrë për të verifikuar se për ka votuar X apo Y votues. Kjo është 100% e sigurt.” – tha Celibashi.