Vendosni fjalën kyçe....

Igli Cara: Transport falas për nxënësit e shkollave në Durrës


Kandidati i opozitës për Durrësin Igli Cara premtoi mbrëmjen e djeshme se transporti për nxënësit e shkollave do jetë falas.

Ai ishte i ftuar në Syri Tv  ku theksoi se karta e studentit do jetë falas dhesetë gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare apo gjimnaze do kenë transport falas.

“Edhe nxënësit që kryejnë gjimnazin në shkollat e Durrësit, duhet të kenë mundësinë që ta kenë transportin falas. Siç kemi propozuar kartën e studentit që të jetë falas, për të gjithë nxënësit nuk ka rëndësi çfarë arsimi janë, 9-vjeçar apo gjimnaz, që do të shkojnë në shkollë dhe do të përdorin autobusin do të kompensohet nga bashkia, sepse është detyrim kushtetues dhe bashkia e ka detyrim të saj, që arsimi të jetë falas. Po të marrësh urban dhe të harxhosh një shumë totale lekësh nga buxheti i familjes, do të thotë se bashkia ka qenë larg vëmendjes së tyre. Edhe nxënësit që kryejnë gjimnazin në shkollat e Durrësit, duhet të kenë mundësinë që ta kenë transportin falas.” – tha Cara.