Vendosni fjalën kyçe....

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Beratin: Po bëhen punësime me kontratë 3 mujore për zgjedhjet


Në një intervistë në rubrikën “Opinion” në News24, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Zija Ismaili foli për zgjedhjet e 14 majit.

Ismaili theksoi se përdorimi i të gjitha fondeve publike të bashkisë Berat janë bërë pa asnjë transparencë duke shtuar se bashkia ka filluar të punësojë persona me kontrata tre mujore në funsion të zgjedhjeve.

Tani kanë filluar punësimet me kontrata tre mujore. Kemi bërë denoncime. Kjo bashki, ky qytet, Berati , kërkon një master plan që të jetë me shërbime afatgjate dhe në shërbim të qytetarëve. Pothuajse po të shohësh të gjitha dyqanet e kanë të pamundur të mbijetojnë”, tha ai.

Më tej shtoi se ndërtimi i unaze në Berat është i domosdoshëm dhe se trafiku është tejet i rënduar