Presidenti serb Vuçiç ka bërë thirrje për një goditje të paparë ndaj armëve dhe përmbajtjeve të dhunshme mediatike pasi një 14-vjeçar dyshohet se vrau nëntë persona në një shkollë fillore në Beograd të mërkurën.
Nxënësi e klasës së shtatë K.K. hapi zjarr duke përdorur armën e babait të tij brenda shkollës fillore ‘Vladislav Ribnikar’ të mërkurën në mëngjes, duke lënë të vdekur tetë fëmijë dhe një roje sigurie shkolle. Gjashtë nxënës të tjerë dhe një mësues u plagosën në sulm.
Vuçiç përshkroi një plan prej dhjetë pikash, duke filluar me një moratorium dy-vjeçar për licencat e reja të armëve që do prekin të gjitha armët, përveç atyre që përdoren për gjueti. Ai kërkoi një auditim të të gjitha lejeve ekzistuese të armëve të zjarrit, duke argumentuar se ishte e nevojshme të përcaktohej se si marrësi e kishte marrë armën dhe si e ruante atë.
U propozua një dënim i ashpër për ata që i lejonin të miturit të merrnin armët e tyre dhe më keq për ata që stërvitnin qëllimisht të rinjtë se si t’i përdornin ato. Poligonet e qitjes duhet të vëzhgohen nga afër, sugjeroi presidenti, për të mbajtur larg të miturit dhe personat me dënime penale.
Vuçiç bëri thirrje gjithashtu që mosha e ndjekjes penale të ulet nga 14 në 12. Disa kanë frikë se vrasësi e dinte se nuk do ndiqej penalisht për shkak të moshës së tij, tha presidenti.
Pavarësisht se kishte të gjitha lejet e duhura, babai i vrasësit e kishte ruajtur gabimisht armën, shpjegoi Vuçiç, dhe e mori djalin e tij në poligon tre herë, ndërsa adoleshenti thuhej se po përgatitej për sulmin, duke shtuar se të dy prindërit janë arrestuar dhe djali i tyre do vendoset në një klinikë neuropsikiatrike.
Duke zbuluar se vrasësi ishte një nxënës i shkëlqyer, i cili u ngacmua vetëm një herë, presidenti megjithatë bëri thirrje për mbikëqyrje të ngushtë të nxënësve me ekipe speciale të ‘dhunës së bashkëmoshatarëve’ për të trajtuar bullizmin dhe testimin e detyrueshëm të drogës çdo tetë muaj.
Së fundi, përmbajtja mediatike që ‘thekson dhunën’, veçanërisht ‘skenat e dhunës brutale që mund të dëmtojnë të miturit’, duhet të ndalohet, tha presidenti, dhe qasja në rrjetin e errët – interneti ‘i fshehur’ që kërkon një broëser të veçantë për t’u aksesuar – duhet të ndalohet tërësisht, pasi fëmijët mund të shkojnë atje për të ‘mësuar se si të kryejnë vrasje, të blejnë drogë, e kështu me radhë’.