Vendosni fjalën kyçe....

Shkollat në Beograd tronditen sërish, një vajzë godet me thikë një nxënëse dhe mësuesen


Pas ngjarjes së rëndë dje në një prej shkollave në Beograd ku mbetën të vrarë nga një sulm me armë 8 nxënës dhe roja i shkollës, nga nxënësi i kësaj shkolle, një tjetër ngjarje e rëndë është raportuar në Serbi.

Sipas mediave serbe bëhet me dije se një vajzë e cila ka qenë nxënëse në shkollë private Ruđer Bošković në Beograd, ka goditur me thikë një nxënëse dhe një mësuese. Kjo e fundi u godit pasi u përpoq që të ndalonte sulmin.

Raportohet se të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore dhe nuk janë në gjendje të rëndë.

Ndërsa theksohet se autorja e sulmit ka përdorur një thikë kuzhine. Menjëherë pas kësaj shkolla u evakuua menjëherë dhe autorja u arrestua.