Vendosni fjalën kyçe....

Spahia i kthen përgjigje Ramës: Qeveria mban peng rrugën Shirokë-Zogaj për mungesë fondesh


Kryetari i Bashkisë Shkodër, gjatë një takimi në fshatin Zogaj bashkëbisedoi me banorët e zonës për problematikat dhe projektet në rast se rifiton sërish Bashkinë.

Spahia i ktheu përgjigje edhe kryeministrit Edi Rama i cili e akuzoi se projektet në këtë qytet mbahen peng nga bashkia. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” tha se rruga Shirokë-Zogaj mbahet peng nga qeveria për mungesë fondesh.

Postimi i plotë:

Në Zogaj, një prej perlave të turizmit në brigjet e Liqenit të Shkodrës duke bashkëbiseduar me banorët e saj. Peshkimi i paligjshëm, problemet me çertifikatat e pronësisë, rrjeti elektrik i amortizuar janë shqetësimet kryesore që kanë e me të drejtë kërkojnë zgjidhje.

Ashtu siç edhe rrugën Shirokë – Zogaj që qeveria shqiptare e mban peng nga mungesa e fondeve.

I garantova se do të jem në krah të tyre dhe do të kërkoj zgjidhje për këto shqetësime të ngritura. Sa i përket Bashkisë Shkodër, në programin 4 vjeçar për këtë zonë kemi parashikuar:

Një paketë promovuese të turizmit

Ndërtimi i tregut të peshkut

Rikualifikim i fasadave dhe hapësirave të plazheve

Mbështetje për sektorin e biznesit përmes politikës së taksave të ulëta dhe marrjen e shërbimeve në kohë reale

Përmirësim i transportit publik, shërbimit të pastrimit dhe ndriçimit publik

Bashkë me Shirokën, Zogajt përbëjnë një kompleks turistik që do të kenë vemendjen maksimale tonën. Bashkë Fitojmë.