Kandidati i koalicionit Berisha-Meta, për Shkodrën, Bardh Spahia, zhvilloi një takim me banorët e Dobraçit dhe të Golemit i cili mori mbështetjen e tyre për 14 Majin.
Spahia duke folur për punën e bashkisë në këtë mandat 1 vjeçar të tijin, hodhi poshtë akuzat e kryeministrit se janë bërë pengesë për rrugën Shirokë – Zogaj dhe ujësjellësin e Zogajve. Arsyeja që nuk punohet është mungesa e financimit pasi bashkia ka kryer në kohë rekord lejet deklaroi ai.
“Ndërsa rivalët vijnë pa projekt për Shkodrën dhe vetëm me mashtrime 3D, ne kemi një plan të qartë dhe investime të përcaktuara sipas nevojave të çdo zone tha kandidati Spahia.”- tha ai.
Fitorja e 14 Majit do të sjellë për Shkodrën zhvillimin e kërkuar u shpreh në mbyllje të takimit kandidati Spahia