Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky viziton Hagën: Putini duhet të përballet me drejtësinë


Presidenti rus Vladimir Putin duhet të sillet para drejtësisë për luftën e tij në Ukrainë, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të enjten gjatë një vizite në Hagë, ku është selia e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC), sipas France 24.

 ICC në mars lëshoi një urdhër arresti për Putinin për dëbimin e dyshuar të fëmijëve nga Ukraina.

Presidenti ukrainas tha nga Haga se Vladimir Putin “meriton të dënohet për veprimet e tij kriminale“.

Para së gjithash, Zelensky identifikoi se kjo luftë nuk ishte thjesht për pushtimin e një vendi nga Rusia, por për vlerat universale dhe kjo është arsyeja, sipas tij pse kaq shumë njerëz mbështesin Ukrainën.

“Ka shumë diskutime rreth asaj se kur mund të përfundojë kjo luftë dhe çfarë mund të përbëjë një lloj zgjidhjeje të pranueshme për Ukrainën, dhe ka murmuritje se Ukraina duhet të vendoset për kufijtë e vitit 2014 dhe të harrojë Krimenë, por ‘jo’ ne duam kthimin e Krimesë, ne duam territorin tonë dhe duam të respektohen vlerat tona, të cilat janë vlera universale“, tha Zelensky.