Ish kryeministri Berisha takimin elektoral të rradhës e zhvilloi në Mamurras, ku akuzoi qeverinë Rama se ka grabitur paratë e shqiptarëve me projektet lidhur me infrastrukturën.
Duke prekur çështjen e By Passit të Fierit, Berisha akuzoi se kjo rrugë ka kushtuar 2 ml euro për kilometër, pa lënë mënjanë as edhe ndërtimin e shkollave, ku tha se ndërtimi i tyre këtu, kushton më shumë se në europë.
“By passi i Fierit me 2 mln euro/km, rruga Levan-Vlorë me 2 mln euro/km. Shkollat që në Europë shkojnë 600-700 mijë euro këtu u ndërtojnë me më shumë para. Këtu kryetari i Tiranës thotë ka mbjellë 1 mln fidanë, gënjen sepse ka vjedhur. Këto zgjedhje janë të rëndësishme. Çdo shqiptar voton për veten e tij. Ai nuk del dot në debat, ne e kemi detyrim të dalim para qytetarëve. Ai nuk del dot. Edhe mbrëmë e ftova, edhe sot e ftoj të vijë në Mamurras, të dalim para jush, por nuk del dot sepse baxhanaku i tij ka fituar mbi 100 tendera, thjeshtra e tij vajzë e re me një studio ndërkombëtare e lidhur, fiton të gjitha tenderat ajo studio” tha Berisha.