Vendosni fjalën kyçe....

Banorët fërkojnë sytë, në lëndinën ku do festohej kurorëzimi i Charles gjejnë fallusin gjigant


Vandalët në qytetin britanik Bath kanë kositur një formë të madh fallike në lëndinën përballë gjysmëhënës ikonike mbretërore. Lëndina do priste një festë pikniku të shtunën për të festuar kurorëzimin e mbretit Charles III.

Banorët e rrugës ekskluzive të shekullit të 18-të u zgjuan të enjten në mëngjes për të parë anëtarin monstruoz të kositur në lëndinën e tyre, raportoi Somerset Live. Megjithëse hollësitë mungojnë, tipari falik është i prerë imët e simetrik.

Identiteti i autorëve është ende mister dhe banorët e qytetit janë ‘të hutuar se kush është përgjegjës për këtë’, raportoi gazeta lokale.

Një vendas hetoi pamjen dhe spekuloi se mund të mos ishte kositur fare, dhe në vend të kësaj ajo ishte vizatuar me ‘herbicid të përdorur me kujdes’.

Cilado qoftë metoda e artistëve, penisi u shfaq dy ditë përpara se lëndina të vendosej për të organizuar një festë kurorëzimi.

Sipas një fletushke për ngjarjen, vizitorët janë të ftuar të ‘festojnë 300-vjetorin e epokës’. Është e paqartë nëse Këshilli i Bath dhe North East Somerset do përpiqen të heqin fallusin përpara festimeve të fundjavës.

Charles III u kurorëzua në Westminster Abbey të shtunën, megjithëse ai ka sunduar që kur nëna e tij, Mbretëresha Elizabeth II, vdiq shtatorin e kaluar.