Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi ka dhënë dorëheqjen.
Mësohet se ai ka lënë detyrën në këtë institucion për të filluar një tjetër rrugëtim pranë Akademisë së Shkencave.
Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila ka vlerësuar punën e Koçit dhe i uron suksese në detyrën e re.
“Bashkëpunëtori ynë prej vitesh mbyll një kapitull profesional, për të nisur një të ri. Drejtori i Muzeut Histotik Kombëtar, Dorian Koçi lë detyrën në krye të këtij institucioni, për të filluar një tjetër rrugëtim pranë Akademisë së Shkencave. Falenderime për punën e përkushtuar gjatë viteve të vështira, që nga tërmeti, te pandemia e rikonstruksioni i MHK dhe suksese në detyrën e re”, shkruan Margariti.